Contact Us

Takim me bizneset lokale në kuadër të projektit “Let’s Rethink the Waste Together”

Në ambientet e Pallatit të Kulturës Kamëz, u zhvillua një takim në kuadër të projektit URBACT Interreg – “Let’s Rethink the Waste Together”, me pjesëmarrjen e nënkryetarit të Bashkisë, z.Gentjan Bicukaj, koordinator të projektit nga Ndërmarrja e Pastrimit dhe përfaqësues të bizneseve lokale .

Qëllimi i takimit ishte informimi dhe përfshirja e bizneseve në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë, komunitetit dhe sektorit privat, për një mjedis më të pastër dhe zhvillim urban të qëndrueshëm.

Takimi u hap nga nënkryetari i Bashkisë Kamëz, z. Gentjan Bicukaj, i cili vuri theksin te rëndësia e riciklimit dhe bashkëpunimit të bizneseve me strukturat bashkiake. Më pas, Prof. Klodjan Zaimi prezantoi objektivat e projektit URBACT, ndërsa z.Klodjan Bruçi dhe znj. Endrijeta Gjini, Koordinatore e projektit pranë Ndërmarrjes së Pastrimit, theksuan domosdoshmërinë e diferencimit të mbetjeve në burim dhe nismat konkrete për përmirësimin e mjedisit.

Në përfundim, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me bizneset, ku u ndanë ide, sugjerime dhe propozime për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e pastrimit dhe riciklimit.

Bashkia Kamëz vlerëson kontributin e të gjithë pjesëmarrësve dhe mbetet e angazhuar në nxitjen e praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme për komunitetin.

Njoftime të ngjashme

Nxënësit e shkollave të Kamzës i japin ngjyra dhe jetë pedonales së Liqenit të Paskuqanit, përmes artit, talentit dhe krijimtarisë së tyre

Liqeni i Paskuqanit Nxënësit e shkollave të Kamzës po i japin ngjyra dhe jetë pedonales së Liqenit të Paskuqanit, përmes...

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli inspekton punimet në rrugën “Sulejman Rrapi”, në Babrru-Qendër

Babrru-Qendër | Rruga “Sulejman Rrapi” #KamzaVetëmPërpara #InvestimeInfrastrukturore #BashkiaQëDuam

...

Dita Botërore e Kafshëve

4 Tetor | Dita Botërore e Kafshëve Të kujdesemi, t’i mbrojmë dhe t’i trajtojmë me dashuri kafshët që janë pjesë...