Contact Us

Shërbimi Zjarrfikës i Kamzës nga një strukturë inekzistente, i transformuar sot në një skuadër model

Shërbimi Zjarrfikës është një nga shtyllat kryesore që vjen në ndihmë të qytetarëve sa herë që ata kanë emergjenca dhe nevoja.

Për vite me rradhë ky shërbim ka qenë i degraduar totalisht, me puntorë të pakualifikuar dhe pa makineri dhe kushte pune.

Sot e themi me krenari që Shërbimi Zjarrfikës është model , me staf tërësisht të kualifikuar, me makineri pune dhe me kushte moderne duke krijuar në standart dinjitoz shërbimi për qytetarët.

Në pak kohë është transformuar tërësisht mënyra e funksionimit dhe infrastruktura e repartit zjarrfikës falë këmbënguljes së kryebashkiakut Rakip Suli i cili këtë sektor e ka primar dhe fokus kryesor pasi është kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarin dhe emergjencat e tij.

Zjarrfiksat shpëtojnë jetë dhe duhet të jenë të trajtuar denjësisht si tani.

Më posht dhe postimi i kryebashkiaku në rrjetin socail Facebook:

Njoftime të ngjashme

“Kamza Marathon” rikthehet më 21 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Më 21 nëntor, ju presim në Kamza Marathon 2026, në Liqenin e Paskuqanit! Një aktivitet që bashkon sportin, shëndetin dhe...

Mirënjohje Ndërmarrjes së Gjelbërimit për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta

Faleminderit Ndërmarrjes së Gjelbërimit për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta! #KamzaVetëmPërpara #BashkëPërQytetin #BashkiaQëDuam

...