Contact Us

Rindërtimi ecën me ritme të shpejta! Po ndërtohen 426 shtëpi në Bashkinë Kamëz dhe 280 apartamente në Valias

Proçesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Kamëz po ecën me ritme të shpejta. Eshtë vetëm çështje kohe që shumë shpejt të gjitha familjet të kenë një strehë shumë më të mirë seç e kishin para fatkeqësisë natyrore.

Falë mbështetjes së Qeverisë Rama vijon me ritëm të lartë proçesi i rindërtimit për 426 shtëpi individuale në Bashkinë Kamëz dhe 280 apartamente në Valias. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka angazhimin maksimal dhe po ndjek më shumë kujdes, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale punimet në terren. Zoti Suli në mënyrë sistematike ndjek punimet në terren ku kërkon në cilësinë e titullarit që firmat zbatuese të punimeve të kenë cilësi në shtëpitë që do i’u japin qytetarëve.

Në një prej inspektimeve në terren z.Suli shkruan: -“Në Bathore, shtëpitë e Selman Demirit, Besnik Dokut dhe Bilbil Billa , të rindërtuara më të bukura dhe më të forta se kurrë, falë mbështetjes së qeverisë Rama. Po punojmë fort për të rikthyer në banesat e tyre çdo familje të prekur nga tërmeti”.

Njoftime të ngjashme

Kompleksi Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit emërtohet “Shaban Uka”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Kamzës në vitin 2026 sot, në praninë e familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij,...

Përfundon investimi në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, me një gjatësi totale prej 5.89 km

Përfunduam investimin në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1 Me një gjatësi totale prej . km Vazhdojmë çdo ditë me...

Dezinfektohet Parku i Liqenit të Paskuqanit për një mjedis të pastër dhe të sigurt

Dezinfektimi te Parku i Liqenit të Paskuqanit. #KamzaVetëmPërpara #ParkuIPaskuqanit #Dezinfektim#Siguri

...