Contact Us

Projekt-Buxheti 2020: Prioritet të rinjtë, infrastruktura, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave

Bashkia Kamëz ka miratuar buxhetin e vitit 2020. Ky do të jetë një buxhet i cili në fokus do të ketë qytetarin, përmirësimin e cilësisë së jetës së tij, ku falë përmirësimit rrënjësisht të infrastrukturës, ndryshe nga më parë cilësia e investimeve do të jetë prioritet.

Në pregatitjen e projektbuxhetit është treguar shumë kujdes dhe pas konsultimit me grupet e interesit dhe qytetarët i është paraqitur Këshillit Bashkiak duke marrë votën unanime të këshilltarëve. Ky projektbuxhet do jetë tërësisht i përqëndruar tek qytetari, tek shkollat dhe çerdhet dhe tek të rinjtë e Kamzës.

Pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se: “Prioriteti kryesor do të përqëndrohet tek ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë! Gjithashtu ndër prioritetet e listuara janë infrastruktura dhe vëmendja që do t’i jepet në mënyrë të pakushtëzuar në çdo aspekt të rinjve të Kamzës!
Çdo sektori dhe çdo qytetari të Kamzës do t’i ofrohet shërbimi dhe përkushtimi ynë! Faleminderit Këshillit Bashkiak për punën e kryer!”.

 

 

Njoftime të ngjashme

Të vegjlit e Kopshtit “Xixëllonjat” në Valias mësojnë përmes kujdesit për natyrën

Mirëmëngjes nga Kopshti “Xixëllonjat”, Valias! Kujdesi dhe dashuria për perimet, që të vegjlit të mësojnë duke u argëtuar. #BashkiaQëDuam #KamzaVetëmPërpara...

Kryetari i Bashkisë Z. Rakip Suli me Shërbimin Zjarrfikës: 56 ndërhyrje gjatë muajve korrik–gusht

Sot e nisëm ditën me skuadrën e Shërbimit Zjarrfikës të Kamzës. Gjatë muajve korrik–gusht, ekipet tona kanë realizuar ndërhyrje, prej...

Përmbledhja mujore e aktiviteteve dhe punëve të Bashkisë Kamëz për muajin Gusht

Përmbledhje mujore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz për muajin Gusht. #KamzaVetëmPërpara #BashkiaQëDuam #raportmujor

...