Contact Us

Përfundon ndërtimi i rrugës “Ali Pashë Tepelena” në Bathore dhe rrugët “Wilson” dhe “Ballsh” në Valias, kryebashkiaku Suli: Standartet më të mira infrastrukturorë për qytetarët

Infrastrutura rrugore mbetet një ndër objektivat dhe fokusi kryesor i punëve të përditshme të Bashkisë Kamëz dhe kryetarit Rakip Suli.

Kudo në territor kemi rrugë të reja me standarte, që përfshijnë rrjetin e kanalizimeve, trotuaret, ndriçimin dhe cilësinë më të mirë infrastrukturore.

Në Bathore përfundoi ndërtimi i rrugës “Ali Pashë Tepelena”, me gjatësi 245m, me cilësinë dhe standartet më të mira, ku përfshihen rrjeti i kanalizimeve, asfaltimi, dhe vijëzimi.

Lajmin e jep kryetari i Bashkisë Rakip Suli i cili në rjetin social Facebook shkruan:

Përfunduam ndërtimin e rrugës 🛣 “Ali Pashë Tepelena”, në Bathore📍, me gjatësi 245m, me cilësinë dhe standartet më të mira në investimet e kryera🔽:
📌Rrjetin e kanalizimeve;
📌Asfaltimin;
📌Vijëzimin.
Jemi në çdo cep të Kamzës, për transformimin total të këtij qyteti👏!

Gjithashtu Valiasi është një tjetër kantier i madh i transformimeve infrastrukturore ku po punohet me ritëm të lartë në gjithë zonën

Eshtë vetë kryetari i Bashkisë Rakip Suli i cili ka inspektuar rrugët e reja “Wilson” dhe “Ballsh” me gjatësi 1.2 kilometër. Këto rrugë lidhen me rrugën tjetër të sapo përfunduar Valias-Rinas me gjatësi 4 km.

Më poshtë po ju sjellim dhe postimin e kryetarit Rakip Suli në rrjetin social Facebook i cili shkruan:

🏞🚜📍Valias, ku inspektuam punimet në rrugët “Wilson” dhe “Ballsh”, me gjatësi 1.2 km☑️
Këto dy rrugë lidhen me rrugën e re të sapo përfunduar, Valias-Rinas me gjatësi 4 km📌
👉Standartet dhe parametrat më të mirë në gjithë investimet tona infrastrukturore!

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...