Contact Us

“Pastro qytetin tënd, Mbill pemën tënde!” Bashkia Kamëz fushatë ndërgjegjësimi në Java e Integritetit nga 1 – 9 dhjetor 2020

“Pastro qytetin tënd, Mbill pemën tënde!” Bashkia Kamëz fushatë ndërgjegjësimi në Java e Integritetit nga 1 – 9 dhjetor 2020
Nje qytet i pastër, është prioritet absolut i Bashkisë Kamëz dhe një angazhim i kryebashkiakut Rakip Suli. Veç punës së përditshme në terren në pastrimin e qytetit dhe mbajtjen e një mjedisi të pastër, institucioni Bashki ka përshëndetur çdo angazhim që i ka shërbyer qytetit si dhe i është bashkuar çdo nisme të tillë. Kjo do të ndodh edhe kësaj here, kur Bashkia Kamëz në kuadër të Javës së Integritetit, ka parashikuar të realizojë aktivitete informuese dhe fushatë ndëgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit.
Ftohen të gjithë qytetarët dhe bizneset lokale të bëhen pjesë e iniciativës nën moton: “Pastro qytetin tënd, Mbill pemën tënde!”

Nisma/Për herë të dytë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të mbështesë organizimin e Javës së Integritetit nga 1 – 9 dhjetor 2020 (www.weekofintegrity.al)

Java e Integritetit është një fushatë kombëtare dhe ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ku veprimi kolektiv është parashikuar si një mjet për të tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e integritetit dhe për të promovuar sjelljen etike jo vetëm në biznes, por edhe në organet qeveritare, akademinë dhe OJQ-të.

Bashkia Kamëz, në kuadër të Javës së Integritetit, ka parashikuar të realizojë aktivitete edukuese informuese, sociale dhe fushatë ndëgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteti i parë do të zhvillohet me datë 2 dhjetor 2020, do të prezantohen gjetjet e Raportit të Vlerësimit të Performancës së Bashkive 2019, për arritjet dhe problematikat lidhur me kapitujt e raportit, në veçanti në fushat e mbrojtjes sociale, arsimit e mjedisit.

Aktiviteti 2 do të jetë me datë 4 dhjetor, do të organizohen aktivitete informuese dhe edukative për respektimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e dhunës.

Aktiviteti 3, me datë 6 dhjetor 2020 do realizohet fushata e ndërgjegjësimit “Pastro qytetin tend! Mbill pemën tënde!” Ky aktivitet synon të ndërgjegjësoje banorët për mbrojtjen dhe kujdesjen e mjedisit.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset lokale të bëhen pjesë e iniciativës nën moton: “Pastro qytetin tënd! Mbill pemën tënde!”

Java e Integritetit do të mbyllet me datë 08 dhjetor 2020, ku do të paraqiten punimet e nxënësve të shkolla 9-vjecare dhe të mesme që kanë marrë pjesë konkursin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Europian.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli dhe drejtuesi politik i qarkut Z.Taulant Balla, bashkëbisedim me prindërit e kopshtit “Borëbardha” dhe çerdhes “Pranvera” në Paskuqan 1

Paskuqan 1 Bashkë me drejtuesin politik të qarkut, Z.Taulant Balla në një bashkëbisedim me prindërit e kopshtit “Borëbardha” dhe çerdhes...

Drejt përfundimit blloku i rrugëve në Lagjen 5 Bathore, ku po investohet në 19 rrugë me gjatësi 4.5 km

Drejt përfundimit blloku i rrugëve të Lagjes Bathore 5, ku po investohet në rrugë me një gjatësi prej , km...

Raporti javor i aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz

📊 Përmbledhje javore e aktiviteteve dhe punëve të realizuara nga Bashkia Kamëz.

...