Contact Us

Paskuqan/Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e digës, më 15 gusht përfundon projekti transformues i liqenit

“Transformimi i infrastrukturës në territorin e Bashkisë Kamëz do të jetë rrënjësor dhe cilësor”. Ky është premtimi dhe angazhimi i kryebashkiakut Rakip Suli, i cili është i përkushtuar që çdo taksë e qytetarëve të kthehet në investim dhe shërbim për ta duke i përdorur me efikasitetin më të madh të ardhurat dhe kthyer ato në dobi të zhvillimit të Kamzës dhe Paskuqanit.

Investimet cilësore në konsultim me qytetarët do t’iu mundësonte atyre dhe një cilësi jetese më të mirë. Një prej investimeve shumë të rëndësishme të Bashkisë Kamëz do të kryhet në Paskuqan.

Bashkia ka nisur punën për rehablitimin e digës së liqenit dhe shumë shpejt do të jetë gati dhe transformimi i zonës së liqenit. Eshtë vetë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili në rrjetin social FB, në faqen zyrtare shkruan: -“Në Paskuqan për të inspektuar punimet për rehabilitimin e digës së liqenit.

Më 15 gusht përfundon projekti transformues i zonës së liqenit, i cili do ta shndërrojë atë në një kompleks të gjelbër me hapësira dedikuar aktiviteteve të ndryshme, pedonalen dhe ndriçimin”.

Liqeni i Paskuqanit së shpejti do të jetë një zonë rekreative ku qytetarët do të mund të kalojnë kohën e lirë apo fundjavën për tu argëtuar sapo të kthehet në park. Bashkia Kamëz nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Rakip Suli ka mundësuar hipotekimin e sipërfaqes së plotë në favor të qytetarëve.

“Formalizohet hipotekimi i 84 hektarë (840 dynym) sipërfaqe, në zonën e liqenit të Paskuqanit, e cila tashmë i përket tërësisht qyetarëve. Me mbështetjen e veçantë të kryeministrit z. Edi Rama, u bë i mundur finalizimi i projektit të liqenit të Paskuqanit” – shkruante kohë më parë z.Suli në FB.

Njoftime të ngjashme

Autobotet e Ndërmarrjes së Pastrimit, çdo ditë në terren për një qytet më të pastër dhe më të mirëmbajtur

Autobotet e Ndërmarrjes së Pastrimit në terren. Çdo ditë në shërbim për një qytet më të pastër dhe më të...

Mirëmëngjes nga Liqeni i Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Liqeni i Paskuqanit! #BashkiaQëDuam #LiqeniiPaskuqanit #KamzaVetëmPërpara

...

Përfundon investimi në rrugën “Butrinti” në bllokun Laknas–Valias, me standardet më të mira infrastrukturore

Lagjja Administrative Nr. 1 – Laknas Ka përfunduar investimi në rrugën “Butrinti”, në bllokun Laknas–Valias. Një tjetër investim i realizuar...