Contact Us

Paskuqan/ Rikonsruksioni i shkollës “Jashar Hoxha” ku 1400 nxënës së shpejti do të ulen në ambientet e reja

Kamza është kthyer në një kantier të vërtet ndërtimi. Pamjet në terren flasin vetë pasi kudo ka investime. Punohet në rrugë, në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve si kurrë më parë, por veçanërisht po kryhet një punë jashtëzakonisht e madhe në përmirësimin e infrastrukturës arsimore aq shumë të munguar.

Veç rikonstruksionit të një sërë kopshteve dhe shkollave, Bashkia Kamëz po ndërton dhe rindërton nga e para me parametra bashkëkohore kopshte dhe shkollare të reja.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Kamëz po rikonstrukton një nga shkollat në Paskuqan, të lënë pas dore. Në shkollën “Jashar Hoxha” vazhdojnë punimet me intensitet dhe me cilësi me qëllim që ato të përfundojnë në kohë dhe godina të jetë gati për nxënësit sa më shpejt.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli duke njoftuar kryerjen e këtij investimi mjaft të rëndësishëm shkruan në rrjetin social FB: -“Pamje rrënqethëse nga shkolla “Jashar Hoxha” në Paskuqan, të lëna nga ata që krekosen si “gjeli majë plehut” dhe që s’mund të bënin asgjë për shkollat. Filluam rikonstruksionin e shkollës për 1400 nxënësit e zonës, sepse dija nuk mund të transmetohet veçse në kushte e mjedise që nuk japin mesazhe të kundërta me të. Kamza është kthyer në kantier të ndërtimit, pas 30 vitesh keqmenaxhim, tranformimi i saj është premtimi që çdo ditë mbajmë!”

Kryebashkiakut Rakip Suli iu desh të përballet me problemet e trashëguara në arsim dhe në komunikim me vartësit me të marrë detyrën pas zgjidhjeve emergjente vitin e kaluar në muajt e parë në detyrës projektoi ndryshimin rrënjësor të situatës dhe sot po ndërton shkolla dhe kopshte te reja aq shumë të munguara për qytetarët.

Sot jo vetëm nuk bëhet fjalë për mungesë të infrastrukturës arsimore, por shumë shpejt qytetarët do të jenë dëshmitarë të ndryshimit rrënjësor që po ndodh.

Bashkia Kamëz nën drejtimin dhe vëmendjen personale të z.Suli në buxhetin e vitit 2020 i dha prioritet investimeve në arsim duke i konsideruar ato, si investim për të ardhmen për faktin se në ato ambiente do të ulen fëmijët të cilët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe vendit.

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...