Contact Us

Pas vitesh harresë dhe errësirë, vijon puna për ndricimin e rrugëve në Kamëz

Për vite me radhë, rreth 90% e rrrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz nuk kanë pasur ndriçim. Kjo gjendje përkeqësohej më shumë në lagjet periferike, duke shkaktuar probleme të shumta tek qytetarët.

Puna e Bashkisë Kamëz vijon me ritme të shpejta dhe në këtë drejtim dhe së shpejti çdo rrugicë do të jetë e ndriçuar. “Pas vitesh errësirë, ndezëm dritat përgjatë aksit të rrugës “Dubai” dhe rrugës “Hazis Suçi”! Çdo ditë dhe çdo orë në terren, për ta transformuar Kamzën në një qytet model”- shkruan kryebashkiaku Rakip Suli.

Sa i përket rrugëve të pandriçuara në Kamëz, qytetarët janë shprehur se ata janë ankuar vazhdimisht për këtë problem, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje dëri në vitin 2019. Sipas tyre, është e frikshme të ecësh në këto rrugë , sidomos në orët e vona.

Me ardhjen e kryetarit të ri një ndër prioritetet ishte pikërisht vënia në funksion e ndriçimit. Kryetari Suli garanton se puna e tij do të konsistojnë në shërbimin ndaj komunitetit, duke përfshirë edhe ndriçimin e akseve rrugore, duke i dhënë kusht fund makthit 12-vjeçar të qytetarëve.

Njoftime të ngjashme

Përfundon loti i dytë i rrugës “Nënë Tereza” në Laknas, investim prej 1.7 km i realizuar me parametrat më të mira infrastrukturore

Laknas Përfundoi loti i dytë i rrugës “Nënë Tereza” me gjatësi . km, një investim i realizuar me të gjitha...

Falë investimeve me mbështetjen e Kryeministrit, Kamza lë pas vuajtjet 30-vjeçare. Pa përmbytje që nga viti 2020 dhe me investime që kanë zgjidhur problematikat e mbartura prej dekadash

Mirëmbrëma qytetarë të Kamzës , falë investimeve me mbështetjen e Kryeministrit, Kamza e ka lënë pas vuajtjen 30-vjeçare dhe sot...

Ekipi i Ndërmarrjes së Pastrimit në terren në çdo orë, për të mbajtur qytetin të pastër dhe të rregullt

Në këto ditë reshjesh , ekipi i Ndërmarrjes së Pastrimit, është në terren në çdo orë, për ta mbajtur qytetin...

situs toto

slot toto