Contact Us

Pas shumë vitesh, vihen në funksion kaldajat në shkollat e Kamzës duke ofruar një ambient të ngrohtë për zhvillimin e proçesit mësimor

Bashkia Kamëz ka nisur punën për t’iu mundësuar nxënësve të shkollave në të gjithë territorin e saj ngrohje. Kryebashkiaku Suli ka pasur një ndër prioritet e tij kryesore përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, kopshte dhe çerdhe si dhe këtë vit janë planifikuar të ndërtohen të tjera objekte arsimore.  Ky fillimvit i ka gjetur dy prej shkollave të para me ngrohje, falë vëmendjes së Bashkisë Kamëz dhe investimit të kryer në kohë rekord.

“Në shkollën “Nënë Tereza”, në Laknas, për herë të parë u vunë në funksion kaldajat, duke ofruar tashmë një ambient më të ngrohtë për mbarëvajtjen e proçesit mësimor. Jemi pranë fëmijëve, për t’ju ofruar vëmendjen e shumëmunguar!”-thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli. Ndërsa drejtori i shkollës Iljaz Çerpja thotë se: -“Kaldaja e re na e ka zgjidhur problemin e ngrohjes në mënyrë të jashtëzakonshme falë interesimit të kryetarit të Bashkisë, i cili jo vetëm është interesuar për instalimin e saj, por na ka sjellë dhe bazën materiale të funksionimit të saj. Tashmë nxënësit e shkollës sonë janë në kushte komode. Unë kam 7 vite në këtë shkollë dhe asnjë vit nuk kemi patur këto kushte më parë”.

Edhe shkolla “100 Vjetori” i priti nxënësit e saj, me kushte të reja dhe bashkëkohore në këtë fillim viti. Pas shumë vitesh, u vendosën në funksion kaldajat, duke ofruar kështu, një ambient sa më të ngrohtë dhe komod për zhvillimin e procesit mësimor”-tha kryetari i Bashkisë Rakip Suli. Ky proçes do të shtrihet në të gjithë territorin deri në përfundimin dhe pajisjen me ngrohje në të gjitha shkollat e Kamzës.

 

 

 

 

Njoftime të ngjashme

Edhe 100 pemë të tjera i shtohen Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të biznesit “Vëllezërit Tota”

Mirëmëngjes! pemë të tjera iu dhuruan Parkut të Liqenit të Paskuqanit falë kontributit të biznesit “Vëllezërit Tota” Mirënjohje për mbështetjen...

Atmosferë festive në Kamëz

Atmosferë festive në Kamëz🎄🎅🎁❤️

...

Klubi Sportiv Taekwondo Kamza dhuron 50 pemë për Parkun e Liqenit të Paskuqanit

5️⃣0️⃣pemë u dhuruan edhe nga Klubi Sportiv Taekwondo Kamza, me trajner z. Sokol Cera, në Parkun e Liqenit të Paskuqanit...