Contact Us

Nis puna për rikualifikimin urban të blloqeve të pallateve në Paskuqan, kryebashkiaku Rakip Suli: Puna jonë për transformimin e Kamzës nuk ka të ndalur

Kamza kantier pune dhe transformimi është motoja e kryetarit të bashkisë Rakip Suli dhe stafit të tij.

Zona e pallateve të Paskuqanit, ku jetojnë shumë qytetarë është lënë në harresë me kushte të këqija të ambienteve të banimit, fasadave të pallateve, soletat dhe ambientet përreth.

Ankesat e qytetarëve mbi lagështinë, gjendjen e ambienteve të brendshme dhe të jashtme vunë në lëvizje bashkinë dhe shumë shpejt u miratua projekti për rikualifikimin dhe transformimin urban të kësaj zone.

Po punohet me standarte ku janë bërë një tërësi ndërhyrjesh në blloqet e pallateve dhe hapësitrat përreth ku përfshihen izolimi i soletave, sistemi kapot dhe fasadat e pallateve, ndërrimi i dritareve, krijimi i hapësirave të përbashkëta, parqet dhe gjerlbërimi.

Lajmin e jep kryebashkiaku Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Njoftime të ngjashme

“Kamza Marathon” rikthehet më 21 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Më 21 nëntor, ju presim në Kamza Marathon 2026, në Liqenin e Paskuqanit! Një aktivitet që bashkon sportin, shëndetin dhe...

Mirënjohje Ndërmarrjes së Gjelbërimit për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta

Faleminderit Ndërmarrjes së Gjelbërimit për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta! #KamzaVetëmPërpara #BashkëPërQytetin #BashkiaQëDuam

...