Contact Us

Ndizen dritat në Bathore në rrugën “Gjergj Fishta”, dhe në Paskuqan në rrugën “Bujar Bishanaku”

Infrastruktura mbetet fokusi primar i punëve dhe investimeve të bashkisë Kamëz dhe kryetarit Rakip Suli. Kudo në zonë ka kantiere që punohet me rikonstruksione dhe ndërtim rrugësh me cilësi dhe standarte.

Në Lagjen 7 në Bathore në rrugën “Gjergj Fishta”, pas investimeve të kryera në rrjetin e kanalizimeve, ndërtimin e trotuarëve, asfaltimin dhe vijëzimin, u vu në funksion dhe ndriçimi me qëllim krijimin e standarteve të denja për qytetarët.

Lajmin e jep kryebashkiaku Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Edhe në Paskuqan në rrugën “Bujar Bishanaku” janë kryer një seri investimesh që përfshijnë rrjetin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësit, asfaltimin, vijëzimin dhe trotuaret.

Tani përfundoi dhe ndriçimi për ti dhënë formën e plotë rrugës dhe qytetarëve që e përdorin atë.

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga vogëlushët e Çerdhes Nr. 3 “Dritë”

Mirëmëngjes nga vogëlushët e Çerdhes Nr. 3 “Dritë”! Kujdesi për veten mësohet që në hapat e parë të jetës, duke...

Përfundon investimi në bllokun e rrugëve në Paskuqan 2, me gjatësi totale prej 4.25 km

Përfunduam investimin në bllokun e rrugëve në Paskuqan 2, me një gjatësi totale prej 4.25 km. Vazhdojmë çdo ditë me...

Përfundojnë punimet në bllokun e rrugëve të lagjes 5, Bathore, me standardet më të mira infrastrukturore

Përfunduam investimin në bllokun e lagjes nr. 5, Bathore, me standardet më të mira “Tuk Jakova” “Zef Jubani” “Zef Serembe”...