Contact Us

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli vlerëson nxënësit ekselentë të gjmnazeve të Kamzës me certifikata mirënjohjeje dhe bursa ekselence

Mirëprita me shumë kënaqësi nxënësit ekselentë të gjimnazeve “Ibrahim Rugova”, “Elez Isuf Ndreu”, “Gramoz Palushi”, “Sulejman Elezi” dhe “Isa Boletini” 📚🏫.

🏅 Me shumë krenari ndamë certifikata mirënjohjeje për rezultatet më të mira në mësime, si edhe bursat e ekselencës për të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë çdo ditë.

Për të 6-in vit radhazi, vazhdojmë të mbështesim nxënësit ekselentë, sepse suksesi i tyre është frymëzim dhe dëshmi se puna, përkushtimi dhe ëndrrat shpërblehen gjithmonë.

Urojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm akademik dhe profesional, duke i uruar secilit prej tyre sa më shumë suksese në studimet universitare dhe në realizimin e ëndrrave të tyre.

#KamzaVetëmPërpara▶️

#BursaEkselence🎓

#BashkiaQëDuam🤝

Njoftime të ngjashme

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, një takim kushtuar vlerave, traditës dhe trashëgimisë

29 Shtator | Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Salla e Rinisë, Kamëz Një takim kushtuar vlerave, traditës dhe trashëgimisë sonë...

Vendosen semaforë pranë Gjimnazit “Ibrahim Rugova” dhe Shkollës “Angela Merkel”, për më shumë siguri dhe kujdes për komunitetin

Kamëz Vendosen semaforë pranë Gjimnazit “Ibrahim Rugova” dhe Shkollës 9-vjeçare “Angela Merkel”. Më shumë siguri, më shumë kujdes për komunitetin!...

Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim

📢 28 Shtator | Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim Çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion dhe...