Contact Us

“Kamza Basket” fitues i kupës së Shqipërisë dhe ekipi kampion në peshëngritje priten nga kryebashkiaku Suli

Kamza është një qytet, ku talentet në sporte nuk mungojnë. Madje dhe ekipet e saj janë konkurruese. Bashkia do të ketë në vëmendje mbështetjen e talenteve të reja në sporte me qëllim që ato ta përfaqësojnë sa më mirë qytetin në kompeticionet e tyre sipas disiplinave sportive.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka pritur në një takim në zyrën e tij ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë, “Kamza Basket” si dhe ekipin kampion në garën kombëtare U17-U23, duke fituar çmimin e parë në peshëngritje!

Në rrjetin social FB pas takimit z.Suli shkruan: -“Kënaqësi të prisja sot ekipin e basketbollit të Kamzës, fitues të kupës së Shqipërisë, kategoria e parë Basketboll Meshkuj, me trajnerë Eni Llazani dhe Glen Prodani”.

“Jemi krenarë për fitoret e njëpasnjëshme në 15 ndeshje, pa asnjë humbje. Mbështetje maksimale nga ana jonë dhe suksese të mëtejshme. Si gjithmonë jeni më të mirët!”.

Pak ditë më parë kryebashkiaku Rakip Suli priti kampion të një tjetër disipline sportive teksa shkruan: -“ Gjatë pritjes në zyrë të ekipit të Kamzës që u shpallën kampion në garën kombëtare U17-U23, duke fituar çmimin e parë në peshëngritje!

Falenderime dhe për nismëtarët e këtij ekipi fantastik Dashamir Çajka dhe Sokol Çera si dhe për trajnerin Auron Nebijaj. Mbështetje maksimale nga ana jonë dhe suksese në vazhdim”.

Njoftime të ngjashme

“Kamza Marathon” rikthehet më 21 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Më 21 nëntor, ju presim në Kamza Marathon 2026, në Liqenin e Paskuqanit! Një aktivitet që bashkon sportin, shëndetin dhe...

Mirënjohje Ndërmarrjes së Gjelbërimit për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta

Faleminderit Ndërmarrjes së Gjelbërimit për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta! #KamzaVetëmPërpara #BashkëPërQytetin #BashkiaQëDuam

...