Contact Us

Kamëz, mbyllen 90% të kërkesave nga qytetarët për Programin e rindërtimit!

Në Bashkinë Kamëz qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kanë mundur të bëjnë lehtësisht aplikimin “online” duke iu drejtuar sporteleve të posaçme të ngritura enkas për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga programi i Rindërtimit. Në kohë rekord procesi i aplikimit po shkon drejt fundit, pasi qytetarët janë përgjigjur pozitivisht dhe janë treguar bashkëpunues.

Ky fakt u konfirmua edhe nga verifikimi që kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli bëri pranë zyrave duke shtuar se: “Kamza mundësoi sot aplikimin e 90% të kërkesave nga qytetarët për programin e rindërtimit! Faleminderit punonjësve të administratës të cilët vijojnë një punë të palodhur në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti për të kryer aplikimin e tyre!”.

Eshtë kjo mënyrë aplikimi që i dha fund vonesave, dokumentave të shumta dhe orëve të gjata të pritjes. Për të lehtësuar regjistrimin e qytetarëve në platformën online, bashkia e Kamzës ngriti grupet e punës, të cilët iu kanë telefonuar qytetarëvë të prekur nga tërmeti duke iu caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes në sportel për të kryer regjistrimin.

Në bashkinë e Kamzës, rezultojnë rreth 1700 objekte të dëmtuara, kryesisht shtëpi private prej të cilave 177 janë shpallur të pabanueshme.

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit Faleminderit ekipit të Parqeve dhe Rekreacionit për përkushtimin #KamzaVetëmPërpara #ParkuiPaskuqanit #BashkiaqëDuam

...

Urimi i kryebashkiakut Z.Rakip Suli për festën e Sulltan Nevruzit

Gëzuar Sulltan Nevruzin! Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashinj. Paqe, harmoni dhe mirësi në çdo familje.

...

Urimi i kryebashkiakut Z.Rakip Suli për Fitër Bajram!

Të dashur besimtarë myslimanë të Kamzës, Me rastin e Fitër Bajramit, ju uroj paqe, gëzim dhe begati në familjet tuaja....