Contact Us

Hapen zyrat e reja për aplikimin e kartave të identitetit dhe pasaportave në Njësinë Administrative Bathore

Banorët e Bathores nga sot mund të aplikojnë pa rradhë për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike në mjedise te reja moderne dhe komode. Bashkia Kamëz me ardhjen e kryetarit Suli pësoi një transformim në mënyrën organizative dhe strukturore me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe kujdesin ndaj qytetarëve. Duke pasur fokus shërbimin sa më të mire ndaj komunitetit, një nga risitë e para ishte ndryshimi rrënjësor i mënyrës së qeverisjes duke ndarë përgjegjësi dhe duke decentralizuar pushtetin.

Bathorja nga drejtori u kthye në Njësi Administrative. Kthimi në Njësi Administrative ka përmirësuar shërbimet dhe ka afruar qytetarët e Bathores me administratën duke iu dhënë zgjidhje problemeve të tyre në kohë rekord. Pas ngritjes së administratës së re me zyra komode ku bëjnë pjesë ujësjellësi, informacioni, zyra e tatim-taksave, zyra e ndihmës ekonomike, zyra e gjendjes civile, tani inagurohet dhe zyra e re e Aleatit. Tashmë kjo zyrë do të ofrojë një nga shërbimet kryesore, atë të aplikimit të kartave dhe pashaportave me qëllim lehtësirat dhe shërbimin e shpejtë ndaj komunitetit të zones. Kreu i “Njësisë Administrative” Bathore Ylli Shehu tha se për zyrën e Aleatit u bë kërkesë në Bashki dhe arsyeja kryesore ishte shmangia e rradhës dhe vonesave për qytetarët. Bashkia e miratoi kërkesën dhe tani qytetarët do marrin shërbimin e shpejtë në kohën e duhur dhe do kursejnë vonesat dhe rradhët e mëdha në Kamëz.

 

 

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor

Të dashur nxënës, Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj nga zemra suksese, mbarësi dhe një...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli dhe Z.Taulant Balla në dëgjesën publike me banorët e Lagjeve Nr. 1 dhe Nr. 2 për investimet dhe Projektbuxhetin 2027

Bashkë me Taulantin, në Pedonalen e Frutikulturës zhvilluam dëgjesën publike me qytetarët e Lagjes Nr. 1 dhe Nr. 2, për:...

Zhvillohet dëgjesa publike në Bathore për investimet dhe Projektbuxhetin 2027, me praninë e Kryebashkiakut Z.Rakip Suli dhe Z.Taulant Balla

U zhvillua dëgjesa publike me qytetarët në Njësinë e Bathores. 73 km rrugë të përfunduara gjatë viteve 2019–2025 5.5 km...