Contact Us

Furnizimi me ujë prioritet i Bashkisë. Po shtrihet rrjet i ri i ujësjellësit në zonën e Valiasit të Ri dhe Kamzën e Re

Kamza po shkon drejt transformimit total. Investimet nuk mungojnë thuajse në asnjë lagje, diku në KUN dhe KUZ, diku në rrugë dhe ndërtim shkollash dhe kopshtesh pa harruar as proçesin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

E gjithë zona është kthyer në një kantier ndërtimi. Nën moton “S’ka kohë për pushim” dhe “Për Bashkinë që duam”, po punohet për përmirësimin rrënjësor në të gjitha fushat e veçanërisht shtrirjen e rrjetit të kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të ndotura. Përmirësimi i situatës së furnizimit më ujë të pijshëm është një ndër prioritet kryesore të Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli ndaj po punohet fort që në të gjithë territorin të sigurohet furnizimi me ujë.

Zoti Suli ka ditur të gjejë zgjidhjen brenda mundësive që të financojë edhe më të ardhurat e bashkisë zgjidhjen e kësaj situate me qëllim përmirësimin rrënjësor të furnizimit me ujë dita-ditës. Personalisht kryebashkiaku Suli shkon vetë në terren duke inspektuar ecurinë e punimeve në KUN, por dhe shtrirjen e rrjetit të furnizimit më ujë të pijshëm.

Pas inspektimeve z.Suli shkruan: – “E pabesueshme, por kjo është gjendja e “Kamzës moderne” që kemi gjetur. Asnjë investim në KUN, 58% e territorit të Kamzës e pambuluar me rrjet ujësjellësi. Ato që nuk u realizuan në 30 vite , i realizojmë sot NE”.

Në një tjetër postim të kryebashkiakut Suli thekson faktin e punës së madhe që po bëhet nga Bashkia teksa shkruan: “Valias i Ri & Kamëz e Re- Live, duke inspektuar punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit, përgjatë rrugës “Albanët”.

Nga ky investim përfitojnë 15700 banorë të Bashkisë Kamëz, 58% e territorit të së cilës është lënë prej vitesh pa kanalizime dhe ujësjellës! S’ka kohë për pushim! Për bashkinë që duam!”- shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...