Contact Us

Ceremonia e hapjes së panairit të Librit “Kamza Lexon”, i cili do të vijojë në datat 13, 14 dhe 15 Maj!

Në datat 13, 14 dhe 15 maj në Kamëz zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Kamza lexon”. Në sheshin “Nënë Tereza” të kësaj bashkie, 24 shtëpi botuese ekspozojnë në stendat e tyre tituj të larmishëm për të gjithë dashamirësit e librit.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte dhe kryebashkiaku Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Në ceremoninë e hapjes së panairit “Kamza Lexon”, 📚📚i cili do të vijojë edhe në datat 14 & 15 Maj, ishin të pranishëm 🔽:
📌Entela Kasi (PEN Albania);
📌Enxhi Hudhri (Onufri);
📌Suela Bala (UET Press);
📌Alda Bardhyli (Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit);
📌Ylljet Alicka (shkrimtar);
📌Anila Mullahi (pedagoge);
📌Andreas Dushi (shkrimtar);
📌Arta Marku (gazetare);
📌Enkel Demi (gazetar);
📌Besnik Mustafaj (shkrimtar);
📌Namik Dokle (shkrimtar);
📌Rigel Rizaj (Arka e Noes);
📌Behar Gjoka (studies).
Në praninë e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, shkrimtarët promovuan librat e tyre, si dhe diskutuan për rëndësinë e librit në pasurimin kulturor✅.
Krenar që për herë të parë mbahet panairi i librit në Kamëz, ku përveç ekspozimit të librave do të organizohen takime me shkrimtarë, seminare dhe aktivitete të tjera, me pjesëmarrjen e 22 shtëpive botuese dhe mbi 30 shkrimtarëve 📚.
Mirënjohje secilit për bashkëpunimin fantastik🙏!
Ju ftojmë të na bashkoheni nesër me aktivitete dhe shkrimtarë të tjerë☺️!
#KamzaLexon
#PanairiiLibrit

Njoftime të ngjashme

Nxënësit e shkollave të Kamzës i japin ngjyra dhe jetë pedonales së Liqenit të Paskuqanit, përmes artit, talentit dhe krijimtarisë së tyre

Liqeni i Paskuqanit Nxënësit e shkollave të Kamzës po i japin ngjyra dhe jetë pedonales së Liqenit të Paskuqanit, përmes...

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli inspekton punimet në rrugën “Sulejman Rrapi”, në Babrru-Qendër

Babrru-Qendër | Rruga “Sulejman Rrapi” #KamzaVetëmPërpara #InvestimeInfrastrukturore #BashkiaQëDuam

...

Dita Botërore e Kafshëve

4 Tetor | Dita Botërore e Kafshëve Të kujdesemi, t’i mbrojmë dhe t’i trajtojmë me dashuri kafshët që janë pjesë...