Contact Us

Bashkia Kamëz partnere bashkëpunuese me Universitetin Qiriazi, kryebashkiaku Rakip Suli: Bursa studimi për ekselentët dhe mundësi punësimi në Bashki

Arsimi ka qenë fokusi kryesor i punëve të përditshme të Bashkisë Kamëz dhe kryetarit Rakip Suli.

Përveç ndërtimit të shkollave, kopshteve. çerdheve dhe rikontruksionit të tyre, bashkia Kamëz ka mbështetur në çdo formë nxënësit më të mirë me gjithë mjetet e saj.

Në këtë kuadër, ditën e sotme kryebashkiaku Rakip Suli zhvilloi një takim me presidentin e Universitetit Qiriazi, z.Gjokë Uldedaj, dhe drejtoreshën e ZVAP Kamëz, znj.Albana Imeraj.

Sëbashku me presidentin e Universitetit Qiriazi, z.Gjokë Uldedaj dhe drejtoreshën e ZVA Kamëz, znj.Albana Imeraj🤝, në një takim mbi partneritetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, duke u dakortësuar mbi:
📌Ofrimin e 1️⃣0️⃣ bursa studimi për nxënësit ekselentë dhe nxënës, pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
📌Ofrimin e mundësisë së punësimit me kontratë 1-vjecare në Bashkinë Kamëz, për 5️⃣ nxënës ekselentë të Universitetit Qiriazi.
Faleminderit z.Uldedaj për ftesën dhe bashkëpunimin, shkruan në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Rakip Suli

Njoftime të ngjashme

Përfundon investimi në Lagjen 5, Njësia Administrative Nr. 2, duke përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës së banorëve

Lagjja Nr. 5, Njësia Administrative Nr. 2 Një tjetër investim i përfunduar që i shtohet punës për përmirësimin e infrastrukturës...

Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri” në Lagjen 7, Bathore, me standardet më të mira infrastrukturore

Bathore Përfundon investimi në rrugën “Mërkuri”, ne lagjen 7 Një investim me të gjitha standardet, duke përfshirë: Ndriçim Kanalizime Trotuare...

Përfundon investimi në rrugën “Fejzulla Sadik Rrapi” në Babrru Qendër, me gjatësi 850 metra

Rruga “Fejzulla Sadik Rrapi” – m Pjesë e bllokut Babrru Qendër . km gjatësi totale rrugë dhe rrugica Vijojmë me...