Contact Us

Bashkia Kamëz dhe USAID mbështetje për gratë sipërmarrëse. Pas trajnimeve dhe suportit me pajisje ato kanë ngritur bizneset e tyre në qytet

“Bashkia Kamëz në bashkëpunim me USAID kanë zhvilluar trajnime dhe këshillime në kuadër të Projektit për mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim aftësimin dhe kualifikimin në fushën e sipërmarrjes dhe zanateve”.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli theksoi se në kuadër të programit “Mbështetje për bizneset e vogla të grave”, janë trajnuar 30 gra, banore të bashkisë, për të rritur aftësitë e tyre sipërmarrëse. Pas përfundimit të trajnimeve dhe aftësimit shumë gra janë kualifikuar dhe kanë ngritur sipërmarrjet e vogla të tyre ku vazhdojnë aktivitetin.

Lajmin e jep vetë kryebashkiaku Suli i cili thotë:

Mirëmëngjes
Histori dhe shembuj suksesi të grave të qytetit tonë, që falë bashkëpunimit me USAID u trajnuan dhe u suportuan nga ne me pajisje për sipërmarrjet e tyre! Tashmë ato ia kanë dalë, ndërsa ne angazhohemi maksimalisht në mbështetje të grave dhe vajzave të Kamzës!

Bashkia Kamëz angazhohet maksimalisht për mbështetjen e grave dhe vajzave me qëllim aftësimin e tyre dhe iniciativat për sipërmarrjen.

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...