Contact Us

Arsimi në Kamëz i transformuar tërësisht! 18 objekte arsimore kanë përfunduar dhe 10 të tjera përfundojnë në muajin prill

Premtimi kryesor i kryetarit të Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli ishte investimi në arsim dhe transformimi rrënjësor i infrastrukturës arsimore të Kamzës.

Dikur nuk kishte një çerdhe publike qyteti dhe asnjë shkollë me cilësi dhe standarte ndërsa sot e themi me krenari që infrastruktura arsimore e qytetit tonë është model.

Premtime të mbajtura duke nisur nga Babrroi dhe Paskuqani me çerdhe, kopshte dhe shkolla të ndërtuara nga e para dhe të rikonstruktuara cilësisht dhe me standarte.

Bathore, Laknas, Valias, Kamëz dhe kudo është vënë dorë duke ndërtuar objekte arsimore si në gjithë vendet e Bashkimit Europian, ku fëmijët ndihen komodë dhe të lumtur të mësojnë dhe të arrijnë rezultate maksimale.

Janë 18 objekte arsimore të përfunduara dhe 10 të tjera që përfundojnë shumë shpejt, në muajin prill.

Më poshtë postimi i kryetarit Rakip Suli në rrjetin social Facebook:

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...