Contact Us

ADISA, 26 sportele së shpejti në shërbim për 150 mijë qytetarët e Kamzës

Prioritet i punës së përditshme të kryebashkiakut Rakip Suli ka qenë jo vetëm kryerja e sa më shumë investimeve me cilësi, por edhe përmirësimi dhe shtimi i shërbimeve në territorin e Bashkisë Kamëz në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera qeveritare.

Kujtojmë që para disa muajsh është mundësuar të kthehet në Kamëz, Zyra e Punës dhe së shpejti do të hapet dhe ADISA. Lajmin e mirë e konfirmon kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli teksa shkruan: – “Së bashku me ministren dhe deputeten e zonës znj. Elisa Spiropali, në një vizitë për të ndjekur punimet në ambientet e reja të ADISA!

Tashmë 150 mijë banorëve të Kamzës, do t’iu ofrohet shërbim i shpejtë e cilësor në 26 sportele të dedikuara tyre! Ne nuk ndalemi. Shqipëria e ardhmja jonë”.

Punimet për zyrat e reja po ecin me ritëm të lartë për hapjen e Qendrës më të re ADISA në Kamëz. Kjo qendër do t’iu ofrojë qytetarëve në një hapësirë dhe me një ndalesë shërbime administrative jo vetëm qendrore por edhe vendore me standardet më të larta. ADISA Kamëz do të funksionojë sipas modelit të kujdesit ndaj qytetarit të ndërtuar tashmë në 21 qendra në të gjithë Shqipërinë.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Rakip Suli pret në zyrë përfaqësues të organizatave, donatorëve dhe institucioneve në kuadër të Planit Vendor të Rinisë 2026-2030.

Mirëprita sot në zyrë përfaqësues të organizatave, donatorëve dhe institucioneve në kuadër të Planit Vendor të Rinisë 2026-2030. Diskutuam mbi...

Mirënjohje për ekipin e Ndërmarrjes së Gjelbërimit, për punën dhe përkushtimin e përditshëm

Mirëmëngjes Ndërmarrja e Gjelbërimit Mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kujdesin tuaj. #KamzaVetëmPërPara #GjelbërimUrban #BashkiaqëDuam

...

Mirëmbrëma nga Pedonalja e Bathores

Mirëmbrëma nga Pedonalja e Bathores 🌙

...