Contact Us

Kompleksi Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit emërtohet “Shaban Uka”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Kamzës në vitin 2026 🗓️ sot, në praninë e familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij, u zhvillua ceremonia e emërtimit të Kompleksit Sportiv pranë Liqenit të Paskuqanit me emrin “Shaban Uka”.

I nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Kamzës” në vitin 2021, Shaban Uka merr sot një tjetër vlerësim simbolik, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si volejbollisti i parë në historinë e Shqipërisë dhe për rolin e tij në sportin shqiptar.

Respekt dhe mirënjohje për figurat që lënë gjurmë dhe frymëzojnë brezat.

#KamzaVetëmPërpara▶️

#ParkuIPaskuqanit🏞️

#FushatSportive⚽🏀🏐

Njoftime të ngjashme

Fëmijët e kopshtit “Bletëzat” në Valias, me zemrat kuq e zi i japin ngjyra dhe jetë festave të Nëntorit

Me fëmijët e kopshtit “Bletëzat” në Valias, që me entuziazmin dhe dashurinë për flamurin kuq e zi i japin edhe...

Momente, emocione dhe energji nga Kamza Marathon 2026

Momente, emocione dhe energji nga Kamza Marathon 2026! #KamzaVetëmPërpara #KamzaMarathon2026 #BashkiaQëDuam

...