Contact Us

Kryebashkiaku Rakip Suli mbledhje me Komisionin Vendor të Mbrojtjes Civile. Analizë planit të masave për emergjencat civile për sezonin Vjeshtë-Dimër.

Në mbledhjen me Komisionin Vendor të Mbrojtjes Civile u analizua plani I masave për emergjencat civile për sezonin Vjeshtë-Dimër.
📌Objektivi I këtij takimi është menaxhimi efektiv i situatave emergjente.
Duke mbledhur së bashku dhe duke qartësuar rolet dhe përgjegjësitë e strukturave vendore dhe shoqërisë civile, nëpërmjet KVMC synojmë
✅Të krijojmë rrugët e komunikimit dhe të shkëmbimit të informacionit të duhur,
✅Koordinimin në kohë reale me të gjithë strukturën ndërvepruese
✅Të garantohet përdorimi i të gjitha burimeve të mundshme të pushtetit vendor me qëllim sigurimin e qytetareve
✅lokalizimin e zonës së emergjencës dhe lehtësimin e pasojave.
✅Të sigurohen kushtet për kalimin nga gjendja emergjente në situatë normale të jetesës dhe punës me humbje sa më të vogla për ruajtjen e rendit publik të qytetarëve.
Në gatishmëri për ti paraprirë cdo situate💪

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...