Contact Us

Kopshti nr.4 “Bletëzat”, në Kamëz të Re ka rilindur më i madh, më i fortë dhe më i bukur!

Investimet në arsim vijojnë çdo ditë në Bashkinë Kamëz me çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja në gjithë territorin. Janë mbi 30 objekte arsimore të rindërtuara dhe rikonstruktuara me cilësi dhe standarte bashkëkohore.

Në Kamëz të Re ka përfunduar puna për kopshtin nr.4 “Bletëzat”, në të cilin sot mësojnë 222 fëmijë, me gjithë kushtet e duhura.

Lajmin e jep vetë kryebashkiaku Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Mirëmëngjesi🤗,
Kamza e Re📍, ku falë rikonstruksionit total, kopshti nr.4 “Bletëzat”, ka rilindur më i madh, më i bukur dhe me ambiente të reja e bashkëkohore, për 2️⃣2️⃣0️⃣ fëmijë të zonës.
Objekte arsimore të një tjetër niveli 🏅.
#PërKamzënEGjeneratësTjetër
#PërArsiminQëDuam


 

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku z. Rakip Suli mirëpret në zyrë organizatorët e “Open Cinema 2026”

Mirëprita sot në zyrë organizatorët e “Open Cinema 2026”, një aktivitet që prej 10 vitesh promovon artin, filmin dhe kulturën...

Kryebashkiaku z. Rakip Suli vlerëson të rinjtë pjesëmarrës në projektin “Të Rinjtë e Kamzës për Integrimin Europian”

Gjatë shpërndarjes së certifikatave për projektin “Të Rinjtë e Kamzës për Integrimin Europian”, në shenjë vlerësimi për të rinjtë pjesëmarrës...

“Open Cinema” sjell art, film dhe emocione në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit të Paskuqanit

Live nga Amfiteatri i Parkut të Liqenit të Paskuqanit “Open Cinema” – Kinemaja Shëtitëse Një mbrëmje e veçantë nën yje,...