Contact Us

Kryebashkiaku Rakip Suli pret në zyrë autorin e mirënjohur, Z. Hys Xhemali Hasa: Çertifikatë Mirënjohjeje për të gjithë veprimtarinë patriotike dhe veprat historike të krahinës së Lumës

Ditën e sotme autori dhe veprimtari i shquar Z. Hys Xhemali Hasa vizitoi Bashkinë Kamëz dhe u prit në zyrë nga kryebashkiaku, Z. Rakip Suli.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Suli shkruan:

📍Kënaqësi të prisja në zyrë dhe t’i jepja Çertifikatë Mirënjohjeje, autorit dhe veprimtarit të shquar, Z. Hys Xhemali Hasa, për të gjithë kontributin dhe veprimtarinë patriotike si anëtar i shoqates “Bijtë e shqipes” në Amerikë e gjithashtu për veprat monografike të cilat evidentojnë vlerat historike dhe intelektuale të krahinës së Lumës.
Faleminderit shumë dhe për librat e dhuruar për Pallatin e Kulturës “Artan Cuku”, Kamëz📚📙📓

Njoftime të ngjashme

Nis investimi në bllokun në Valiasin e Vjetër, që përfshin 61 segmente dhe rrugë me gjatësi totale prej 8.7 km

Valias i Vjetër Ka nisur investimi në bllokun Valias Grupi 2, me një gjatësi totale prej .km, që përfshin segmente...

Përfundon rruga “Jaho Gjoliku” në Paskuqan 1, investim me standardet më të mira infrastrukturore

Ka përfunduar investimi në rrugën “Jaho Gjoliku”. Një tjetër aks rrugor në Paskuqan 1, që përmirëson qarkullimin dhe rrit cilësinë...

Vijojnë investimet në të gjithë territorin e Kamzës, me 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit vitit 2026

Mirëmëngjes! 98 km rrugë të planifikuara për ndriçim gjatë vitit 2026. 23 km rrugë të ndriçuara gjatë periudhës Janar–Korrik. Bathore:...