Contact Us

Ndizen dritat në Bathore në rrugën “Gjergj Fishta”, dhe në Paskuqan në rrugën “Bujar Bishanaku”

Infrastruktura mbetet fokusi primar i punëve dhe investimeve të bashkisë Kamëz dhe kryetarit Rakip Suli. Kudo në zonë ka kantiere që punohet me rikonstruksione dhe ndërtim rrugësh me cilësi dhe standarte.

Në Lagjen 7 në Bathore në rrugën “Gjergj Fishta”, pas investimeve të kryera në rrjetin e kanalizimeve, ndërtimin e trotuarëve, asfaltimin dhe vijëzimin, u vu në funksion dhe ndriçimi me qëllim krijimin e standarteve të denja për qytetarët.

Lajmin e jep kryebashkiaku Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Edhe në Paskuqan në rrugën “Bujar Bishanaku” janë kryer një seri investimesh që përfshijnë rrjetin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësit, asfaltimin, vijëzimin dhe trotuaret.

Tani përfundoi dhe ndriçimi për ti dhënë formën e plotë rrugës dhe qytetarëve që e përdorin atë.

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...