Contact Us

Xhamia Bleta i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Një park me mbi 5000 pemë po i shtohet Bashkisë Kamëz dhe qytetarëve të saj falë nismës dhe këmbënguljes së kryetarit të Bashkisë z.Rakip Suli dhe stafit të tij.

Vullnetarë, qytetarë, biznese po i bashkohen dita-ditës aksionit tonë dhe deri tani janë mbi 5000 pemë të mbjella në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të qytetarëve dhe vullnetarëve.

Së fundmi ishin vullnetarët e Xhamisë Bleta, në Kodër Kamëz, që iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve në Parkun e Paskuqanit duke mbjellë 26 pemë!

Lajmin e jep kryebashkiaku Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Pas 30 vitesh edhe Kamza do të ketë parkun e saj ku fëmijët, prindërit dhe gjyshërit do kenë mundësi të kalojnë kohën e lirë me shëtitje dhe me plot frymëmarrje.

Pas rehabilitimit dhe investimit te diga dhe krijimin tanimë të parkut, zona e liqenit dhe përreth do jetë një nga atraksionet më të bukura të qytetit tonë.

Njoftime të ngjashme

Vijojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias 🏟️ Ky investim i rëndësishëm për sportin dhe komunitetin po...

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias Sot fëmijët tanë rriten në ambiente të ngrohta, të sigurta dhe plot...

situs toto

slot toto