Contact Us

“Rikualifikimi dhe transformimi urban i Qendër Kamzës”! Përfundon ndërtimi i rrugës “Manhatan” me standartet më të mira

Në Qendër Kamëz po punohet çdo ditë me ritëm të lartë për të përfunduar gjithë blloqet e pallateve, rrjetin e kanalizimeve, infrastrukturën, tregun dhe gjelbërimin.

Pallatet në tërësi janë veshut me sistem kapot dhe janë izoluar soletat, janë vendosur depozitat e përbashkëta të ujit dhe po punohet me infrastrukturën rrugore me qëllim krijimin e lehtësirave dhe kushteve për banorët.

Së fundmi ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Manhatan” dhe lajmin e jep kryetari i bashkisë Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

🏞☑️📍Qendër Kamëz, ku në kuadër të transformimit dhe rikualifikimit urban të zonës, përfunduam ndërtimin e rrugës “Manhatan”, me cilësinë më të mirë në🔽
👉Rrjetin e kanalizimeve
👉Trotuaret
👉Asfaltimin
👉Ndriçimin
Fjala jonë është puna💪!
Me këto investime qytetarët tani kanë banesa dhe ambiente tërësisht të transformuara dhe vlera e apartamenteve dhe pronave është rritur.

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ju fton të festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Kamza feston Ditën e Verës! Më 14 Mars Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit Ju presim #DitaEVerës#KamzaFeston

...

Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” në Laknas festojnë plot gëzim Ditën e Verës

Laknas Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” festojnë me gëzim Ditën e Verës Mes këngësh, buzëqeshjesh dhe aktivitetesh festive, ata sollën energjinë...

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...