Contact Us

1500 pemë mbillen në Parkun e Paskuqanit, kryebashkiaku Suli: Rehabilituam digën në kohë rekord, ndërsa sot po krijojmë kurorën e gjelbër dhe po i rikthejmë frymëmarrjen zonës

Kamza dhe Paskuqani Green tanimë nuk janë më një ëndërr e largët por një realitet e prekshëm nga të gjithë. Falë punës dhe këmbënguljes së kreyebashkiakut Suli dhe stafit të tij, nis sot një kapitull i ri për të gjithë qytetarët e Kamzës dhe jo vetëm, me një aksion gjigand për mbjelljen e pemëve, gjelbërimin e zonës dhe krijimin e kurorës së gjelbër të Parkut të Paskuqanit.

Falë mbështetjes së qeverisë Rama, për herë të parë Kamza do të ketë parkun e saj, Parkun e Liqenit të Paskuqanit.

Pas marrjes së pronësisë së 84 ha sipërfaqe në zonën e këtij liqeni nga Bashkia Kamëz, punimet për rehabilitimin e digës së liqenit përfunduan në një kohë rekord, dhe shumë shpejt përfundojmë pedonalen dhe pyllin orbital.

Në kuadër të këtij projekti u bë e mundur gjithashtu ndërtimi i pedonales fillestare, ambienteve çlodhëse për banorët e Kamzës, si dhe vënia në funksion e ndriçimit, përgjatë këtij parku.

Gjatë ditë së sotshme, me prezencën e kryetarit të Bashkisë Kamëz, z.Rakip Suli dhe Ministres së Turizmit znj.Mirela Kumbaro nisi aksioni i mbjelljes së 1500 pemëve përgjatë parkut, falë kontributit të qytetarëve.

Z.Suli theksoi se Kamza dhe Paskuqani asnjëherë nuk janë dukur kaq bukur dhe se është shumë krenar për ndërtimin e këtij parku, si dhe gjithë punëve të tjera që po realizohen në këtë bashki, të cilat premtojnë shumë për një të ardhme më të mirë të Kamzës.

Theksojmë se, aksioni i mbjelljes së pemëve do të vazhdojë përgjatë ditëve në vijim dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbërta, si dhe në rikthimin e frymëmarrjes dhe kurorës së gjelbërt të zonës.

Njoftime të ngjashme

Përfundon investimi në rrugën “Idriz Seferi” në Lagjen nr. 5, Bathore, sipas standardeve më të mira infrastrukturore

Bathore, Lagje nr.5 Ka përfunduar investimi në rrugën “Idriz Seferi”, sipas të gjitha standardeve. Një tjetër investim që përmirëson infrastrukturën,...

Kryebashkiaku Z. Rakip Suli inspekton nisjen e investimit në bllokun e parë në Fushë-Kamëz, që përfshin 48 rrugë me gjatësi prej 10.76 km

Mirëmëngjes nga Fushë-Kamza! Ka nisur investimi në bllokun e parë, që përfshin rrugë me një gjatësi prej . km. Së...

“Tingujt e Liqenit” sjellin një mbrëmje magjike në Amfiteatrin “Sherif Dervishi”, Parku i Paskuqanit

Mirëmbrëma nga Amfiteatri “Sherif Dervishi”, Parku i Paskuqanit. “Tingujt e Liqenit” solli një mbrëmje të mbushur me muzikë, art dhe...