Contact Us

Pas vitesh harresë dhe errësirë, vijon puna për ndricimin e rrugëve në Kamëz

Për vite me radhë, rreth 90% e rrrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz nuk kanë pasur ndriçim. Kjo gjendje përkeqësohej më shumë në lagjet periferike, duke shkaktuar probleme të shumta tek qytetarët.

Puna e Bashkisë Kamëz vijon me ritme të shpejta dhe në këtë drejtim dhe së shpejti çdo rrugicë do të jetë e ndriçuar. “Pas vitesh errësirë, ndezëm dritat përgjatë aksit të rrugës “Dubai” dhe rrugës “Hazis Suçi”! Çdo ditë dhe çdo orë në terren, për ta transformuar Kamzën në një qytet model”- shkruan kryebashkiaku Rakip Suli.

Sa i përket rrugëve të pandriçuara në Kamëz, qytetarët janë shprehur se ata janë ankuar vazhdimisht për këtë problem, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje dëri në vitin 2019. Sipas tyre, është e frikshme të ecësh në këto rrugë , sidomos në orët e vona.

Me ardhjen e kryetarit të ri një ndër prioritetet ishte pikërisht vënia në funksion e ndriçimit. Kryetari Suli garanton se puna e tij do të konsistojnë në shërbimin ndaj komunitetit, duke përfshirë edhe ndriçimin e akseve rrugore, duke i dhënë kusht fund makthit 12-vjeçar të qytetarëve.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...