Contact Us

Nisin trajnimet për programin “Mbështetje për Bizneset e Vogla të Grave”, Suli: Mbështetje maksimale për realizimin e ideve të tyre të biznesit

Bashkia Kamëz në bashkëpunim me USAID/Albania kanë nisur trajnimet në programin “Mbështetje për Bizneset e Vogla të Grave”, me qëllim fuqizimin ekonomik të grave në qytetin e Kamzës.

Programi është pa pagesë dhe mbështetet nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), Gratë, Paqja dhe Siguria në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz. Për gratë që kanë energjitë e duhura dhe ndiejnë që janë të gatshme për të hapur një biznes ky program do të zhvillojë aftësitë dhe teknikat e sipërmarrjes.

Përmes këtij programi synohet fuqizimi ekonomik i 25-30 grave të pafavorizuara, duke i ndihmuar të marrin pjesë, të mësojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre të sipërmarrjes përmes trajnimeve me fokus të veçantë veprimin dhe praktikën.

Ditën e sotme kryetari i bashkisë Kamëz Suli së bashku me drejtorin e USAID, z.Kevin Mclauglin në ambientet e bashkisë organizuan trajnime në kuadër të këtij programi me fokus favorizimin e grave pjesmarrëse, në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive sipërmarrëse.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Suli u shpreh se bashkia do u sigurojë mbështetje maksimale grave dhe vajzave për realizimin e ideve të tyre të sipërmarrjes dhe biznesit.

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga çerdhja “Diell”

Mirëmëngjes nga çerdhja “Diell”, Kamëz 🌞👶🏼

...

Vijojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias 🏟️ Ky investim i rëndësishëm për sportin dhe komunitetin po...

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias Sot fëmijët tanë rriten në ambiente të ngrohta, të sigurta dhe plot...

situs toto

slot toto