Contact Us

Vijon puna për vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe vijëzimit të rrugëve në të gjithë territorin e Kamzës: Shumë shpejt të gjitha akset drejt përfundimit

Bashkia e Kamzës ka nisur vijëzimin përgjatë gjithë rrugëve të qytetit. Kjo ndërhyrje është pjesë e investimeve që ka ndërmarrë Bashkia, në kuadër të sigurisë së komunitetit. Kryebashkiaku Suli u shpreh se investimet do të vijojnë në çdo rrugicë të qytetit dhe puna e radhës do të jetë përmirësimi i sinjalistikës.

Grupi i punës ka përfunduar vijëzimin e dy rrugëve, “Drini” , në Njësinë Administrative Bathore dhe “Azem Hajdari” në Njësinë Administrative Paskuqan. Kompletimi i akseve rrugore me sinjalistikën përkatëse rrit përgjegjësine e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Sipas kryetarit të Bashkisë Kamëz , këto ndërhyrje kanë qënë të domodoshme dhe duheshin bërë që para shumë vitesh, kjo sepse mungesa e tyre është bërë burim i shumë aksidenteve rrugore.
Gjithashtu është punuar intensivisht edhe për pajisjen me sinjalistikë në rrugët “Venecia” dhe “Skëndërbeu”. Së shpejti, do të përfundojë vijëzimi dhe vendosja e sinjalistikës në të gjitha segmentet rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe reduktimin e aksidenteve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga çerdhja “Diell”

Mirëmëngjes nga çerdhja “Diell”, Kamëz 🌞👶🏼

...

Vijojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Stadiumit të Kamzës në Valias 🏟️ Ky investim i rëndësishëm për sportin dhe komunitetin po...

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias

Mirëmëngjes nga kopshti dhe çerdhja Elfët në Valias Sot fëmijët tanë rriten në ambiente të ngrohta, të sigurta dhe plot...

situs toto

slot toto