Contact Us

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në “Qendër Kamëz” dhe vijon puna në gjithë territorin për kanalizimet e ujrave të zeza

Ujësjellësi ka qenë problematikë shqetësuese për vite me rradhë në Kamëz. Gjendja që gjetëm ishte alarmante ku zyrat ishin në gjendje shumë të rëndë dhe shërbimi për qytetarët ishte i munguar.

 

Ankesat pa fund dhe problemet e tepërta na detyruan që të përqëndroheshim me intensitet në këtë sektor me qëllim stabilizimin e situatës. Që ditët e para punuam deri vonë për riparimin e difekteve dhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në gjithë territorin e Kamzës.

 

Në lagjet e brendshme të qytetit si “Qendër Kamëz” ne zgjidhëm problemin e furnizimit me ujë për banorët e zones. Gjithashtu në rrugën “Tetova” filloi puna nga UKK për kanalizimin e ujrave të zeza. Në Njësinë Administrative Paskuqan po punohet në të gjitha segmentet ku ka përfunduar shtrimi i bordurave dhe kanalizimet e ujrave të zeza. Gjithashtu po punohet për betonimin e kunetave në rrugën “Ndoc Deda”.

 

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku i Kamzës z.Rakip Suli, vlerëson Dr. Bernard Progni me titullin “ Nderi i Qytetit” për kontributin në shëndetësi dhe përkushtimin ndaj komunitetit

Me mirënjohje dhe vlerësim, i akordohet titulli “Nderi i Qytetit” Dr. Bernard Progni, në shenjë respekti për kontributin e tij...

Mirënjohje për punonjësit e UKK-së dhe Ndërmarrjes së Pastrimit për përkushtimin në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e qytetit

Faleminderit punonjësve të Ujësjellës Kanalizime Kamëz dhe punonjësve të Ndermarrjes së Pastrimit, për angazhimin e përbashkët në mbajtjen pastër të...

Episodi i gjashtë i podcastit “Zëri Kamzës”

Episodi 6 i Podcastit “Zëri i Kamzës” Një bisedë me Drejtoreshën e Ndihmës Ekonomike dhe Strehimit Social mbi mbështetjen për...