Contact Us

Suli inspekton punimet e përfunduara tashmë nga bashkia, shkollat e Kamzës dhe Paskuqanit gati për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i bashkisë Kamëz Rakip Suli inspektoi sot punimet e përfunduara nga bashkia në Kamëz dhe Paskuqan. Shkollat e kësaj bashkie ju nënshtruan një proçesi të gjerë rehabilitimi për të mundësuar kushtet sa më komode për nxënësit nga nesër e në vazhdim.

Infrastruktura e brendshme dhe e jashtme, ngrohjet në shkolla dhe proçesi i lyerjeve të fasadave kanë qenë pjesa ku është përqëndruar momentalisht bashkia. Gjithçka është gati dhe nga nesër nxënësit e Kamzës do të kenë mundësinë të studiojnë në ambiente më të përshtatshme falë ndërhyrjes së bashkisë

 

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...