Contact Us

Vijon shtrirja e rrjetit të ujësjellësit me gjatësi 19 km në Babrru Kodër! Investim që zgjidh problemin e furnizimit me ujë për banorët e zonës

Investimet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve vijojnë në çdo cep të qytetit me qëllimin final për furnizimin me ujë për gjithë qytetarët e Kamzës.

Situata është përmirësuar goxha falë ndërhyrjeve të bashkisë, ku vlen të përmendet puna që po bëhet në Babrru Kodër me ndërtimin e depos së furnizimit dhe shtrirjen e linjave dhe rrjetit të ujësjellësit për banorët e zonës.

Së fundmi po punohet në rrugën “Sali Murat Vranishti”, ku ekipi i UKK po shtrin rrjetin e ujësjellësit me gjatësi prej 19 kilometër, duke zgjidhur kështu përfundimisht problemin e furnizimit me ujë për banorët atje.

Lajmin e jep kryetari i bashkisë Rakip Suli i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Urime Muajin e Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të lehtë e të pranuar! Qoftë ky muaj i...

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Me buzëqeshjet e fëmijëve të kopshteve dhe çerdheve tona, festojmë lirinë, shpresën dhe të ardhmen...