Contact Us

Takim me bizneset lokale në kuadër të projektit “Let’s Rethink the Waste Together”

Në ambientet e Pallatit të Kulturës Kamëz, u zhvillua një takim në kuadër të projektit URBACT Interreg – “Let’s Rethink the Waste Together”, me pjesëmarrjen e nënkryetarit të Bashkisë, z.Gentjan Bicukaj, koordinator të projektit nga Ndërmarrja e Pastrimit dhe përfaqësues të bizneseve lokale .

Qëllimi i takimit ishte informimi dhe përfshirja e bizneseve në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë, komunitetit dhe sektorit privat, për një mjedis më të pastër dhe zhvillim urban të qëndrueshëm.

Takimi u hap nga nënkryetari i Bashkisë Kamëz, z. Gentjan Bicukaj, i cili vuri theksin te rëndësia e riciklimit dhe bashkëpunimit të bizneseve me strukturat bashkiake. Më pas, Prof. Klodjan Zaimi prezantoi objektivat e projektit URBACT, ndërsa z.Klodjan Bruçi dhe znj. Endrijeta Gjini, Koordinatore e projektit pranë Ndërmarrjes së Pastrimit, theksuan domosdoshmërinë e diferencimit të mbetjeve në burim dhe nismat konkrete për përmirësimin e mjedisit.

Në përfundim, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me bizneset, ku u ndanë ide, sugjerime dhe propozime për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e pastrimit dhe riciklimit.

Bashkia Kamëz vlerëson kontributin e të gjithë pjesëmarrësve dhe mbetet e angazhuar në nxitjen e praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme për komunitetin.

Njoftime të ngjashme

Kampionati sportiv “Sfida 2026” angazhon një numër të lartë pjesëmarrësish, me 163 ekipe dhe 1900 nxënës të përfshirë në garë

Kampionati sportiv “Sfida 2026” ka angazhuar këtë vit një numër të lartë pjesëmarrësish në Kamëz, me ekipe dhe nxënës të...

Kopshti “Xixëllonjat” në Valiasin e Vjetër, 5 vite përkushtim, profesionalizëm dhe ngrohtësi

Në Kopshtin “Xixëllonjat” ,Valias i Vjetër Gëzuar 5-vjetorin çdo vogëlushi që është pjesë e rrugëtimit tonë dhe është rritur me...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton ecurinë e punimeve në Lagjen Administrative Bathore

Në Lagjen Administrative Bathore Inspektuam ecurinë e punimeve në Bathore në lagjen 1 dhe 5, ku në këtë zonë kanë...