Contact Us

Pamje fantastike nga Liqeni i Paskuqanit! Kamza sot pas 30 vitesh ka parkun e saj, falë investimit të Bashkisë

Kamza sot ka parkun e saj, të rilindur totalisht falë investimit të Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli.

Në pak kohë janë mbjellë mbi 10.000 pemë dhe është transformuar totalisht zona përreth Liqenit, që për vite me rradhë ishte lënë në harresë.

Një investim madhor që përfshin pedonalen, stolat, ndriçimin, mbjelljen e pemëve dhe krijimin e ambienteve kreative për banorët e zonës.

Sot Kamza dhe Paskuqani kanë parkun e tyre dhe dita ditës zona po rikthehet në atraksion turistik dhe për vizitorët ditorë.

Më poshtë po ju sjellim postimin e kryebashkiakut Rakip Suli në rrjetin social Facebook dhe një koleksion fotosh fantastike të Liqenit të Paskuqanit.

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ju fton të festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Kamza feston Ditën e Verës! Më 14 Mars Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit Ju presim #DitaEVerës#KamzaFeston

...

Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” në Laknas festojnë plot gëzim Ditën e Verës

Laknas Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” festojnë me gëzim Ditën e Verës Mes këngësh, buzëqeshjesh dhe aktivitetesh festive, ata sollën energjinë...

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...