Contact Us

Nxënësit e Shkollës Profesionale Kamëz praktika pranë Bashkisë, kryebashkiaku Suli: 18 prej tyre do të aftësohen drejt orientimit profesional dhe karrierës

Arsimi në Bashkinë Kamëz ka marrë një hov zhvillimi dhe transformimi ku përfshihen ndërtim shkollash, kopshtesh, çerdhesh dhe ku është nevoja rikontruksion tërësor i tyre.

Përveç këtyre për herë të parë në 30 vite bashkia ofron bursa financiare për nxënësit ekselentë.

Një tjetër risi është praktika profesionale për nxënësit e shkollave të mesme të cilët aftësohen dhe orientohen drejt formimit profesional dhe karrierës.

Ishte rradha e nxënësve të shkollës Profesionale Kamëz që u pritën në zyrë nga kryetari i bashkisë Rakip Suli i cili njoftoi se 18 nxënës të kësaj shkolle do të kenë mundësinë e realizimit të praktikës pranë bashkisë me qëllim aftësimin e tyre dhe pregatitjen profesionale.

Ja postimi i plotë i kryebashkiakut:

Kënaqësi të prisja sot nxënësit e Shkollës Profesionale Kamëz, të cilët do të angazhohen në realizimin e praktikave profesionale . 18 nxënës do të kenë mundësinë e realizimit të praktikës, e cila do t’i orientojë drejt formimit profesional dhe karrierës. Angazhim maksimal në përgatitjen e Kamzës së Gjeneratës Tjetër!

 

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Urime Muajin e Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të lehtë e të pranuar! Qoftë ky muaj i...

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Me buzëqeshjet e fëmijëve të kopshteve dhe çerdheve tona, festojmë lirinë, shpresën dhe të ardhmen...