Contact Us

Kryetari Rakip Suli i dorëzon çmimin “Nderi i Qytetit” nxënësit ekselent Erjon Krasniqi, fituesit të Olimpiadës së përbashkët të Gjuhës Shqipe Shqipëri-Kosovë 2025

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrë nxënësin ekselent Erjon Krasniqi 🎓, së bashku me familjen, bashkëmoshatarët, Drejtoreshën e ZVA, znj. Albana Imeraj, Drejtorin e Shkollës, z. Hysen Koldashi dhe mësuesen kujdestare znj. Albana Suli.
Me shumë krenari 🇦🇱 i dorëzova Erjonit çmimin “Nderi i Qytetit” 🏅, si simbol vlerësimi për një të ri model, që me përkushtim dhe dije përfaqëson më së miri vlerat e komunitetit tonë.
Fitues i çmimit në Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe, Shqipëri–Kosovë 2025 ✍️📘, Erjoni na kujton se investimi në arsim dhe te rinia është rruga më e sigurt drejt së ardhmes që duam 🌱.
Faleminderit, Erjon – për punën, përkushtimin dhe frymëzimin që përcjell 🙏

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ndërton kopsht të ri në qendër të qytetit me standarde moderne për arsimin parashkollor

Një tjetër kopsht i ri po ngrihet nga e para në qendër të Kamzës, një hapësirë që po ndërtohet me...

Bashkia Kamëz ofron shërbim lëvizës në banesë për 70 persona dhe transport social për 250 përfitues

Shërbimi lëvizës mundëson që 70 persona në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz të marrin trajtimin e duhur në shtëpi,...

Mirëmëngjes nga kopshti Borëbardha, Paskuqan

Mirëmëngjes nga kopshti Borebardha, Paskuqan Një mjedis plot ngjyra e gëzim, ku çdo ditë fëmijët mësojnë, luajnë dhe rriten me...