Contact Us

Kryebashkiaku Rakip Suli inspekton punimet në çerdhen e re në Valias: Shumë shpejt hap dyert me standarte bashkëkohore!

Arsimi sot në Bashkinë Kamëz është në një tjetër nivel, me mbi 30 objekte arsimore të rikonstruktuara dhe ndërtuara nga e para, me kushte dhe standarte të Bashkimit Europian.

Sot fëmijët mësojnë në çerdhe dhe kopshte moderne, nxënësit në shkolla si gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë.

Ditën e sotme kryebashkiaku Rakip Suli ishte në Valias, ku pa nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re publike.

Një tjetër institucion model me gjithë standartet bashkëkohore, pas një sërë investimesh dhe veprash madhore në zonën e Valiasit.

Cerdhja hap dyert shumë shpejt dhe këtë premtim e jep vetë kryebashkiaku Suli në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

Mirëmëngjes ☀️!
E nisëm ditën në çerdhen e re publike në Valias🏫, e cila po ngrihet më e fortë dhe më e bukur, me standarte e kushte bashkëkohore✅.
Së shpejti, hap dyert për qindra vogëlushë të zonës😍!
#PërArsiminQëDuam
#PërKamzënQëDuam

Njoftime të ngjashme

Mirënjohje për punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit, për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur

Mirëmëngjes Faleminderit punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit për përkushtimin dhe punën e palodhur çdo ditë #KamzaVetëmPërpara #GjelbërimUrban #BashkiaqëDuam

...

Përfundon riasfaltimi i rrugës “Besëlidhja” me gjatësi 1.8 km, si dhe sinjalistika rrugore përgjatë këtij aksi që lidh Kamzën me Bathoren

Përfunduam riasfaltimin e rrugës “Besëlidhja”, me gjatësi ,km, si dhe sinjalistikën rrugore përgjatë këtij aksi rrugor , që lidh Kamzën...

Aktivitete ndërgjegjësuese për qytetarët dhe bizneset, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit

🎥 Në kuadër të 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, jemi pranë qytetarëve dhe bizneseve për të theksuar rëndësinë...