Contact Us

“Kamza Basket” fitues i kupës së Shqipërisë dhe ekipi kampion në peshëngritje priten nga kryebashkiaku Suli

Kamza është një qytet, ku talentet në sporte nuk mungojnë. Madje dhe ekipet e saj janë konkurruese. Bashkia do të ketë në vëmendje mbështetjen e talenteve të reja në sporte me qëllim që ato ta përfaqësojnë sa më mirë qytetin në kompeticionet e tyre sipas disiplinave sportive.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka pritur në një takim në zyrën e tij ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë, “Kamza Basket” si dhe ekipin kampion në garën kombëtare U17-U23, duke fituar çmimin e parë në peshëngritje!

Në rrjetin social FB pas takimit z.Suli shkruan: -“Kënaqësi të prisja sot ekipin e basketbollit të Kamzës, fitues të kupës së Shqipërisë, kategoria e parë Basketboll Meshkuj, me trajnerë Eni Llazani dhe Glen Prodani”.

“Jemi krenarë për fitoret e njëpasnjëshme në 15 ndeshje, pa asnjë humbje. Mbështetje maksimale nga ana jonë dhe suksese të mëtejshme. Si gjithmonë jeni më të mirët!”.

Pak ditë më parë kryebashkiaku Rakip Suli priti kampion të një tjetër disipline sportive teksa shkruan: -“ Gjatë pritjes në zyrë të ekipit të Kamzës që u shpallën kampion në garën kombëtare U17-U23, duke fituar çmimin e parë në peshëngritje!

Falenderime dhe për nismëtarët e këtij ekipi fantastik Dashamir Çajka dhe Sokol Çera si dhe për trajnerin Auron Nebijaj. Mbështetje maksimale nga ana jonë dhe suksese në vazhdim”.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Mbështetje, siguri dhe stabilitet për familjet në nevojë dhe çiftet e reja

Në një takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Prioriteti ynë është mbështetja e familjeve në nevojë dhe...

“Zëri i Kamzës”, hapësira e re e komunikimit për qytetarët, me ide të reja dhe më shumë transparencë

“Zëri i Kamzës” Një hapësirë e re komunikimi për qytetarët e Bashkisë Kamëz. Biseda të hapura, ide të reja dhe...

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...