Contact Us

Drejt përfundimit ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas. Kryetari Z. Rakip Suli dhe Ministrja Zj. Ogerta Manastirliu inspektojnë punimet

🏫 🏗 Drejt përfundimit puna për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi”, në Laknas, e cila duke filluar nga shtatori, do të mirëpresë 600 nxënës me klasa moderne, bibliotekë, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive.
Bashkë me Rakipin pamë nga afër ecurinë e punimeve në këtë shkollë model në Bashkinë e Kamzës, ku do të nisim edhe dy investime të reja në shkollën “100 Vjetori” dhe në shkollën “Dom Nikoll Kaçorri”, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë kemi në proces ndërtimi rreth 40 objekte arsimore, duke përfshirë mjedise për mësim, sport dhe aktivitet fizik që ndikojnë drejtpërdrejt në mirërritjen e fëmijëve tanë.🏫👩‍💻📚👩‍🏫

Njoftime të ngjashme

Ndërmarrja e Gjelbërimit hap serë për kultivimin e luleve sezonale, në bashkëpunim me Shkollën Profesionale

Ndërmarrja e Gjelbërimit, në bashkëpunim me Shkollën Profesionale, ka ngritur një serë për kultivimin e luleve sezonale Një nismë që...

Vijojnë punimet për stadiumin e ri në Valias, sipas standardeve të FIFA dhe IFAB, në bashkëpunim me FSHF

Vazhdojnë punimet në stadiumin e ri të Kamzës, që po merr formë sipas standardeve të FIFA dhe IFAB, në bashkëpunim...

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit Faleminderit ekipit të Parqeve dhe Rekreacionit për përkushtimin #KamzaVetëmPërpara #ParkuiPaskuqanit #BashkiaqëDuam

...