Në zbatim të nenit 23 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si VKM-në nr. 243, date 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin ne kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljet për konkurrim, njofton se per pozicionet:
– 1 (një) pozicion Specialist i Sekretariatit Teknik, pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Me Kategori page IV; Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinerike” niveli minimal i diplomës “Bachelor” – nuk u paraqit asnjë kandidat
– 1 (një) Pozicion, Specialist në Sektorin e Investimeve & Monitorimit të Infrastrukturës, pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve. Me Kategori page IV/ IV-2. Lloji i diplomës “Shkenca Inxhinerike” niveli minimal i diplomës “Bachelor”- nuk u paraqit asnjë kandidat
Procedura mbyllet për këto pozicione pune.
Në zbatim të nenit 23 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si VKM-në nr. 243, date 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin ne kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljet për Pozicioni: Specialist Jurist pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve.
Njofton se Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, është:
– Enkela Lika
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamëz në datën 19.06.2026, ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me goje e cila do te zhvillohet me datë 22.06.2026, ora 10.00.