1.Bashkia në proçesin e integrimit evropian
- Projektet
- Dokumente strategjike
- Ide dhe projekte
2. Bashkia dhe shoqëria civile
3.Raporte, studime dhe vlerësime mbi zbatimin e Programit të Trasparencës
4. Strukturat komunitare
Strukturat komunitare funksionojnë bazuar në ligjin nr.139/2015
Administrata e njësisë administrative
- Në njësitë administrative funksionon administrata që drejtohet nga administratori.
- Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për
funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në
njësinë administrative përkatëse. - Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative janë pjesë të strukturës dhe
organikës së administratës së bashkisë.
Detyrat e administratës së njësisë administrative
- a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;
- b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe
njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin; - c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
- ç) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;
- d) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë tregjet publike;
- dh) bazuar në vendimmarrjen e kryetarit të bashkisë, mund të administrojë këndet e lojërave,
terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë; - e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj
territorial, si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit; - ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën
juridiksionin e saj territorial; - f)mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve e të kryesive të fshatrave;
- g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën
juridiksionin e saj territorial; - gj)propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit me mundësi të barabarta dhe përfitime nga të gjithë brenda juridiksionit të saj territorial;
- h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari i bashkisë.