Contact Us

EU Corners

koordinim.zhvillimi@kamza.gov.al

Misioni i këndit të BE-së

Misioni i Drejtorisë së Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik është të sigurojë koordinimin, mbështetjen dhe zbatimin e procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në nivel vendor, duke garantuar harmonizimin e politikave dhe veprimtarive të Bashkisë me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian, menaxhimin e projekteve të financuara nga programet e BE-së dhe donatorët ndërkombëtarë, si dhe promovimin e transparencës, informimit publik dhe zhvillimit ekonomik dhe social të komunitetit.
Drejtoria gjithashtu ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit me diasporën dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit, mbështetjen e proceseve të migracionit, organizimin e veprimtarive protokollare e ceremoniale në përputhje me rregullat e administratës publike dhe etikën institucionale, si dhe sigurimin e mbledhjes, analizimit dhe raportimit të të dhënave statistikore për monitorimin e performancës së strukturave bashkiake, me synim rritjen e efiçencës, transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

APLIKO TANI Për të qënë pjesë e këshillit rinor

Këshilli Vendor Rinor në Bashkinë Kamëz ka një rol të jashtëzakonshëm në angazhimin dhe fuqizimin e të rinjve. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Bashkisë dhe përbëhet nga të rinj anëtarë të bordit drejtues të Këshillit Rinor. Gjithashtu, ky këshill ka rreth 100 anëtarë të tjerë në grupin e tij të rinor.

Këshilli ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse. Ai organizon aktivitete dhe nisma që angazhojnë të rinjtë në jetën sociale, kulturore dhe edukative të qytetit.

Disa nga nismat dhe aktivitetet e Këshillit Vendor Rinor Kamëz që mund të përmendim janë:

  • Pjesëmarrja në konsultime publike:
    Këshilli Rinor është i përfshirë çdo vit në konsultimet publike për hartimin e projekt-buxhetit të
    Bashkisë Kamëz, duke kontribuar në përcaktimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e
    rinisë
  • Përfshirja e zërit rinor në buxhetin e Bashkisë:
    Këshilli Rinor ka siguruar përfshirjen e një zëri rinor të veçantë në buxhetin e Bashkisë Kamëz,
    duke mundësuar përdorimin e një fondi specifik çdo vit për aktivitete dhe projekte që mbështesin
    rininë dhe komunitetin.
  • Takimet me Kryetarin e Bashkisë:
    Këshilli Rinor organizon takime dhe tryeza të rrumbullakëta me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, ku
    diskutohen projekte dhe nisma që kanë si fokus përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe
    zhvillimin e qytetit në përgjithësi.
  • Angazhimi në aktivitete vullnetarizmi dhe solidariteti:
    Aktivitetet e vullnetarizmit janë të rëndësishme për Këshillin Rinor. Të rinjtë janë të inkurajuar të
    angazhohen në organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve për fëmijët, ndihmën për të moshuarit
    dhe organizimin e aktiviteteve që promovojnë bashkëpunimin dhe solidaritetin në komunitet.
  • Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe artistike:
    Një nismë tjetër është organizimi i aktiviteteve kulturore dhe artistike, ku rinia e Kamzës ka
    mundësinë të shprehë kreativitetin e saj. Aktivitetet përfshijnë ekspozita arti, performanca
    teatrale, koncerte dhe festivale muzikore, duke krijuar mundësi për të rinjtë të angazhohen në
    kulturë dhe art, dhe të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore të qytetit.

Këshilli Vendor Rinor është hapësira ku idetë dhe energjia jote bëhen zë dhe veprim për komunitetin. Ky këshill i të rinjve funksionon mbi bazat e Ligjit nr. 75/2019 “Për rininë”, i cili i jep të drejtë dhe mundësi çdo të riu për të qenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit në nivel lokal. Nëse je gati të bësh ndryshimin që dëshiron të shohësh, ky është shansi yt!

Regjistrohu

Ky formular përdoret nga Bashkia Kamëz për të mbledhur informacionet bazë për migrantët e kthyer dhe anëtarët e diasporës në mënyrë që të përmirësojmë komunikimin, shërbimet dhe planifikimin e zhvillimit lokal.

⏱ Koha e parashikuar: 3-4 minuta

🔒 Të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe planifikimit institucional të Bashkisë së Kamzës. Ju ftojmë të plotësoni informacionin më poshtë:

    2. Gjinia

    3. Grupmosha
    4. Kombësia

    5. Vendbanimi Aktual



    (Kujdes: për qëllime komunikimi, kërkohet plotësimi i të paktën njëra nga fushat e kontaktit 7 ose 8)

    9. Cila kategori ju përshkruan më së miri?

    10. Kohëzgjatja jashtë vendit tuaj të origjinës (opsionale)

    11. Statusi aktual i punësimit


    13. Çfarë mbështetjeje apo informacion ju intereson më shumë?


    15. Pëlqimi

    situs toto

    slot toto