Contact Us

Kryetari Rakip Suli takim pune me Komisionin e Mbrojtjes Civile: Diskutuam çështje me rëndësi përgatitore dhe parandaluese në kuadër të situatave të emergjencës

🚨Sot u zhvillua një takim pune me Komisionin e Mbrojtjes Civile, ku u diskutuan dhe analizuan çështje me rëndësi përgatitore dhe parandaluese në kuadër të situatave të emergjencës.
🔎 Në fokus të mbledhjes ishin:
✅ Masat mbrojtëse dhe parandaluese për emergjencat sezonale;
✅ Vlerësimi i rreziqeve pranë zonave të banuara dhe infrastrukturës;
✅ Monitorimi në kohë reale i situatave të zjarreve;
✅ Rritja e gatishmërisë së strukturave të reagimit dhe sensibilizimi i opinionit publik;
✅ Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet aktorëve vendorë.
📌 Puna e bërë dhe arritjet konkrete deri më tani:
🔸Hapi i parë dhe më i rëndësishmi, pajisja e strukturave vendore me mjet zjarrfikës për ndërhyrje të shpejtë 🚒
🔸Bashkëpunim i drejtpërdrejtë me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve për furnizim në raste emergjente 💧
🔸Koordinim në kohë reale me të gjitha strukturat vendore ⏱️
🔸Reagim i suksesshëm në rastet e regjistruara të zjarreve gjatë qershorit 🔥
🔸Hartëzimi i zonave me risk të lartë për zjarre të mundshme 🗺️
🔸Trajnimi i ekipeve dhe evidentimi i nevojave për ndërhyrje 👨‍🚒👩‍🚒
🔁Puna e përbashkët për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve mbetet prioritet i Bashkisë Kamëz🤝

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ndërton kopsht të ri në qendër të qytetit me standarde moderne për arsimin parashkollor

Një tjetër kopsht i ri po ngrihet nga e para në qendër të Kamzës, një hapësirë që po ndërtohet me...

Bashkia Kamëz ofron shërbim lëvizës në banesë për 70 persona dhe transport social për 250 përfitues

Shërbimi lëvizës mundëson që 70 persona në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz të marrin trajtimin e duhur në shtëpi,...

Mirëmëngjes nga kopshti Borëbardha, Paskuqan

Mirëmëngjes nga kopshti Borebardha, Paskuqan Një mjedis plot ngjyra e gëzim, ku çdo ditë fëmijët mësojnë, luajnë dhe rriten me...