Contact Us

Inagurohet kopshti dhe shkolla e re “Ibrahim Basha” në Bulçesh. Institucione arsimore model, me standarde europiane!

 Një tjetër shkollë e re i shtohet #Kamzës, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Basha”, ku kemi integruar dhe kopshtin, që do t’i shërbejë 750 nxënësve dhe fëmijëve të këtij komuniteti.
Me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastarliu, Shefin e Seksionit Politik pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë, Andre Rizzo, Përfaquesen e Përhershme të UNDP në Shqipëri, Monica Merino, u takuam me nxënësit dhe fëmijët, që i gëzohen “shtëpisë së re” të ndërtuar me standardet më të mira me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.

Njoftime të ngjashme

Mirënjohje për ekipin e Ndërmarrjes së Gjelbërimit, për punën dhe përkushtimin e përditshëm

Mirëmëngjes Ndërmarrja e Gjelbërimit Mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kujdesin tuaj. #KamzaVetëmPërPara #GjelbërimUrban #BashkiaqëDuam

...

Mirëmbrëma nga Pedonalja e Bathores

Mirëmbrëma nga Pedonalja e Bathores 🌙

...

“Kamza Talent Fest” sjell art, emocion dhe performanca plot energji në Amfiteatrin e Parkut të Paskuqanit

Amfiteatri i Parkut të Paskuqanit Ju sjellim disa nga momentet më të bukura të “Kamza Talent Fest”. #Kamzavetëmpërpara #Bashkiaqëduam #artdhetalent

...