Contact Us

Kryebashkiaku Rakip Suli vijon konsultimet me nxënësit e gjimnazeve të Kamzës: Përcaktojmë prioritetet, aktivitetet dhe nevojat e tyre gjatë viteve 2022-2023

Arsimi është fokusi i punëve të kryebashkiakut Rakip Suli dhe stafit të tij në Bashkinë Kamëz.

Në dy vite e pak, infrastruktura arsimore është transformuar totalisht dhe sot çerdhet, kopshtet dhe shkollat në Kamëz janë me të gjitha standartet, si kudo në Europë.

Për ta çuar standartin në një tjetër nivel, kryebashkiaku Rakip Suli dhe drejtoresha e ZVAP, znj.Albana Imeraj, kanë nisur një seri takimesh dhe konsultimesh me nxënësit e gjimnazeve të Kamzës, me të cilët bashkëbisedojnë mbi aktivitetet, projektet dhe nevojat e tyre gjatë viteve 2022-2023.

Kryebashkiaku i garanton nxënësit që ata do kenë gjithë mbështetjen e tij dhe të bashkisë, në përmbushje të nevojave dhe kërkesave të tyre.

Më poshtë postimi i kryebashkiakut Rakip Suli në rrjetin social Facebook:

Njoftime të ngjashme

Episodi i gjashtë i podcastit “Zëri Kamzës”

Episodi 6 i Podcastit “Zëri i Kamzës” Një bisedë me Drejtoreshën e Ndihmës Ekonomike dhe Strehimit Social mbi mbështetjen për...

Kryebashkiaku z. Rakip Suli promovon aktivitetet e projektit “Sport-Verë 2026” për fëmijët e Kamzë

Mirëmëngjes nga Ambientet Sportive “Shaban Uka” në Parkun e Liqenit të Paskuqanit! Ka nisur projekti “Sport-Verë 2026”, me aktivitetet e...

Shkolla “Angela Merkel” mirëpret workshop-in “ARTvokim – Demokracia përmes Artit

Në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel ” Kamëz, u zhvillua workshop-i “ARTvokim – Demokracia përmes Artit”, në kuadër të projektit “Të...