Contact Us

Përfundon rruga “Londër” në Qendër Kamëz dhe rruga “Prezë” në Bathore me standartet më të mira

Infrastruktura rrugore vijon të jetë një nga objektivat kryesorë të punëve dhe investimeve të Bashkisë Kamëz. Në gjithë territorin janë bërë ndërhyrje për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të ndërtuar rrugë të reja me cilësi dhe me standarte.

Në Qendër Kamëz po bëhet një punë kolosale për rehabilitimin total urban të zonës dhe ku patjetër një fokus të veçantë kanë dhe rrugët e lagjes që po transformohen dita-ditës.

Së fundmi ka përfunduar rruga “Londër” në të cilën kanë përfunduar rrjeti i kanalizimeve, ndërtimi i trotuareve, asfaltimi dhe së shpejti do të realizohet dhe ndriçimi i kësaj rruge. Lajmin e jep vetë kryetari i Bashkisë Rakip Suli i cili thotë:

Mirëmëngjes☺️!

Në Qendër Kamëz📍ku ka përfunduar rruga 🛣 “Londër”, duke përfshirë :

✅rrjetin e kanalizimeve
✅ndërtimin e trotuareve
✅asfaltimin!
Së shpejti do të realizohet dhe ndriçimi i kësaj rruge!

Në Bathore gjithashtu ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Prezë” me standartet më të mira infrastrukturore, ku përfshihen rrjeti i kanalizimeve, mdërtimi i avllive, sinjalistika rrugore, asfaltimi dhe trotuaret.

Ja postimi i kryebashkiakut Suli:

🏞🚜📍Bathore, ku ka përfunduar rruga “Prezë” me standartet më të mira infrastrukturore ku përfshihen🔽
👉Rrjeti i kanalizimeve
👉Ndërtimi i avllive
👉Sinjalistika rrugore
👉Asfaltimi
👉Trotuaret
Fjala jonë është puna👌

Njoftime të ngjashme

Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”

☀️ Mirëmëngjes nga kopshti “Xixëllonjat”! ✨

...

Një tjetër rrugë drejt përfundimit në Qendër Laknas

Qendër Laknas Një tjetër rrugë drejt përfundimit! #Bashkiaqëduam #infrastrukturë #Kamzavetëmpërpara

...

Arti dhe talenti i nxënësve të shkollës “Jashar Hoxha” sjellin mesazhe motivimi dhe pozitive në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Parku i Liqenit Nxënësit e shkollës “Jashar Hoxha”, përmes artit dhe pasionit për pikturën, po japin një kontribut të veçantë,...